Ndryshimi Fillon Nga Ty
Foto Arber
Albanian Map Albanian Map
Te gjithe bashke
Fshati Dhe Bujqesia
Mbi 60% e popullsise shqiptare eshte e vendosur ne fshatra apo me prejardhje nga fshati, mbi 80 % e siperfaqes shqiptare eshte e perbere nga fshatra, nje perqindje shume e larte perballon jeten vetem nga resurset e fshatit, por edhe pse keto statistika jane shume te larta, cfare ndodh? Fshati lihet ne meshire te fatit… fshati konsiderohet si gjeja e fundit qe i duhet kushtuar vemendje….Bujqesia dhe te gjitha derivatet e saj shikohen vetem si e vetmja menyre qe fshataret te mbijetojne…dhe jo si nje nga te paktat menyra ku jo vetem fshataret mund te mbijetojne, por mund te pasurojne veten dhe shoqerine…. Hame fruta e perime qe vetem Zoti e di se nga vijne dhe frutat e perimet e fshatareve tane shkojne per autokonsum te tyre apo me keq akoma kalben ne pritje te nje tregu per t’u shitur. Jetojme ne shekullin XXI dhe ne fshatrat tona trasporti behet akoma me kafshe ne mungese te rrugeve, jetojme ne shek. XXI dhe ne fshat mund vdesesh per nje apandesit ne mungese te qendrave shendetesore, jetojme ne shek. XXI dhe femijet e fshatit bejne kilometra rruge ne kembe per te shkuar ne shkolle....Eshte koha te kuptojne qe me zhvillimin e fshatit dhe te bujqesise lulezon e gjithe shoqeria jone, eshte koha te kuptojme se femijet e fshatit nuk kane asgje ndryshe nga femijet e qytetit qe te meritojne rrugetime me kilometra te tere per te shkuar ne shkolle, eshte koha qe te kuptojme se ne vend te atyre fshatareve qe vdesin per nje apandesit shume mire mund ishim edhe neve….Zoti na dhente fuqine qe fshatare e qytetare, malesore e fushore te gjejme forcen per te pare nga e ardhmja dhe per te enderruar nje shoqeri ndryshe nga ajo e sotmja. Le te jene buqesia, fshati dhe fshataret promotoret e kesaj endrre per ndryshim. Vuajtjet e se kaluares se tyre do te jene nje mesim per te pare me shprese drejt se ardhmes.
Plan veprimi mbi Fshati Dhe Bujqesia
  1. Dhurim veglash pune ne fshatrat ku tokat jane te djerra.
  2. Hapje e trasheve te rrugeve per lidhjen e fshatrave te izoluara.
  3. Rindertim i fushave sportive ne ambjentet shkollore.
  4. Rindertim i qendrave shendetesore.
  5. Kende lojrash per femije ne fshatra te thella.
  6. Rindertim i qendrave te fshatit.
Foto Thirrje
Foto Bus
Foto Albanian Flag
Foto Euro Flag
Foto USA Flag
www.ikubINFO.com
Home | Galeria | Arkiva | Perse | Kontakt
Copyright © 2008 shqiperiandryshon.com