Ndryshimi Fillon Nga Ty
Foto Arber
Albanian Map Albanian Map
Te gjithe bashke
Fushata Sensibilizuese ne Dardani (Kosove)
Viti 2008 do te kujtohet gjate ne historine e kombit shqiptar, pasi me ne fund pas shume dekadash vuajtje, gjysmes se trupit te tij, Dardanise, iu dha liria. Nje liri qe u fitua me gjak e me vuajtje, por edhe me pene e diplomaci, nje liri qe i lehtesoi shpirtrat te gjithe atyre deshmoreve qe dhane jeten per kombin, por dhe nje liri qe do t’i ofroje brezit te ri nje jete te re, nje kapitull te ri larg masakrave, urrejtjeve, luftrave nderetnike, etj. Sot duhet te hapet nje faqe e re e paqes dhe e harmonise dhe me e rendesishmja eshte koha qe Dardania me Shqiperine, dy anet e nje kombi, te ribashkohen shpirterisht dhe te shijojne kete shekull, pasi ky eshte shekulli i shqiptareve, eshte shekulli i endrrave dhe i shpresave te tyre. Dikush me pyeti:”Po me fushaten e sensibilizimit, a do te beni dicka ne Dardani (Kosove)?” dhe pergjigja ishte e menjehereshme dhe evidente: “ Per Dardanine do te bejne ate qe bene vellai per vellane”. Dhente Perendia qe kjo fushate sensibilizimi te arrije t’i shprehe mesazhin sado te vogel dhe modest Dardanise, se e gjithe Shqiperia eshte me ju ne rrugen pa kthim te lirise qe keni ndermarre. Ashtu si dhe shqiponja dy krenare, Dardania me Shqiperine vetem kokat kane te ndara pasi trupi eshte i njejte, eshte unik dhe i pandare. Gezuar edhe njehere lirine e dashur Dardani!
Plan Veprimi ne Dardani (Kosove)
  1. Ndertimi i nje monumenti per te renit e luftes.
  2. Ndertimi i nje monumenti per pavaresine e Dardanise.
  3. Ndihme sociale per femijet e te reneve ne lufte.
Foto Thirrje
Foto Bus
Foto Albanian Flag
Foto Euro Flag
Foto USA Flag
www.ikubINFO.com
Home | Galeria | Arkiva | Perse | Kontakt
Copyright © 2008 shqiperiandryshon.com