|
|
|
|
|
Pasuria Natyrore
|
|
Zoti i ka dhene Shqiperise nje natyre unikale, ku mali nderthuret me detin, fusha me kodren, liqeni me lumin dhe dielli me boren. Nje territor kaq i limituar me kaq shume pasuri natyrore eshte nje pasuri e rralle per te gjithe ne qe kemi fatin ta jetojme prandaj kete dhurate te Zotit, duhet ta mbrojme me fanatizem nga individe qe abuzojne me te ne menyre te papergjegjshme. Prerja ne menyre abuzive e pyjeve, gjuetia pa kriter, peshkimi me dinamit e klor, ndertimet pa leje ne parqet natyrore, djegia e pyjeve, shfrytezimi i lumenjve ne menyre abuzive etj etj, jane vetem disa nga krimet qe neve pa e kuptuar po i bejme atij habitati ku te gjithe jetojme. Bashkejtesa dhe shfrytezimi ne menyre harmonike i natyres do na sillte te gjitheve ne me shume mireqenie fizike dhe ekonomike. Hollandezet thone qe ate nuk na i ka dhene Zoti, hollandezet e kane bere vete, ne shqiptaret te pakten te themi qe ate qe na i ka dhene Zoti dime ta ruajme dhe ta mbrojme. Duhet te leme mbrapa epoken e abuzimit me natyren dhe te nisim epoken e mbrojtes te natyres, duhet te leme prapa epoken e prerjes se pyjeve ne menyre abuzive dhe te nisim epoken e mbjelljes se fidaneve, duhet te leme mbrapa epoken e peshkimit me dinamit e klor, epoken e gjuetise pa kritere, epoken e shfrytezimit te lumenjve dhe te nisim te gjithe se bashku epoken e nje bashkejetese te re e ne harmoni me natyren.
|
|
|
|
Plan veprimi mbi Pasurine Natyrore
|
- Mbjellja e 100 fidaneve, ne pyjet e demtuara te Lures.
- Hedhja e 50 peshqeve Koran ne liqenin e Ohrit.
- Arnimi i nje lumi te shfrytezuar ne menyre abuzive.
- Rigjelberim i nje zone ne nje park natyror ku dikur kishte ndertime pa leje.
- Pastrim nga papasterite ne nje park natyror, dhe blerja e koshave te rinj.
- Vendosja e tabelave “kujdes rrezik zjarri” ne pyjet ku rreziku per zjarre aksidentale eshte i perhershem.
|
|
|
|
|
|