|
|
|
|
|
Promovimi Turizmit
|
|
Nje perle e virgjer ne mes te mesdheut. Kjo fraze mund ta perkufizonte me se miri kapacitetin dhe vlerat qe mund t’i ofronte Shqiperia nje turisti. Nje vend kaq i vogel ku nderrthuren male, liqene, lumenj, dete, kodra, alpe, diell, bore e shi. Si te mos mjaftonte vetem bujaria e natyres, kesaj perle i shtohet dhe pasuria e botes antike, me vlera historike, arkeologjike e kulturore te rralla. Ketij vendi nuk mund t’i mungonte dhe mikpritja tipike e shqiptarit, qe e bene te ndjehet vizitorin si ne shtepine e tij. Por ketij vendi te bekuar nuk mund t’i mungonte gjithashtu as pakujdesia jone per te ruajtur, zhvilluar e promovuar vlerat e ketij turizmi. Pakujdesia apo papergjegjshmeria jone ka bere qe sot te kemi plazhe te ndotura nga lloj-lloj plehrash, apo me keq akoma te ndotura nga kanalizimet e ujrave te zeza, qe derdhen vend e pa vend. Pakujdesia jone ka bere qe resurset e turizmit tone te mos promovohen ose me keq akoma ne menyre spontane te promovohen negativisht. Shume shtete qe sot kane nje mireqenie te larte e kane bazuar suksesin e tyre pikerisht tek turizmi dhe resurset e tij. Pra sot, duhet qe jo vetem te punojme per te promovuar vlerat dhe kapacitetet e turizmit shqipar, por te punojme dhe per te ndryshuar vete realitetin shqiptar, duke i ofruar turistit jo vetem mrekullite e natyres por edhe punen e palodhur te njeriut qe ben te mundur nje qendrim komod dhe relaksues te vizitorit. Turizmi eshte industria e vertete ku ne duhet te fokusohemi dhe mire-menaxhimi i tij, do na sillte ne menyre te pashmangshme nje mireqenie te perhapur kolektive.
|
|
|
|
Plan veprimi mbi Promovimin e Turizmit
|
- Pastrim ne grup dhe dhurim i koshave te rinj ne zonat turisike me papasterti te larte.
- Promovim i vendeve turistike me stenda informuese mbi vlerat dhe resurset e zones.
- Prezantim i nje spoti publicitar, krijuar nga artist te rinj mbi vlerat turistike.
- Rikostruksion i haneve te vjetra ne Theth e Valbone, dhe shnderrimi i tyre ne vendqendrim per vizitoret.
- Lyerje fasadash me gelqere “stil mesdhetar” ne zonat turistike.
- Konkurs fotografie me pamje nga Shqiperia per promovimin e resurseve te saj.
|
|
|
|
|
|