Ndryshimi Fillon Nga Ty
Foto Arber
Albanian Map Albanian Map
Te gjithe bashke
Trashegimia Kulturore
Sot po kalojme nje krize te vertete idenditeti dhe vlerash, dhe harrojme qe ne shqiptaret i perkasim nje nder kulturave dhe civilizimeve me te vjetra ne Evrope. Harrojme qe ne shqipetaret dikur eksportonim kulture, ide, vlera, harrojme qe nga ne shqipetaret kane lindur shume civilizime te tjera shume me te zhvilluara sot…. Harrojme harojme harrojme…. Harrojme shume, sepse kemi lene ne harrese historine dhe trashegimine tone kulturore te pasur. Sot ajo eshte me e varfer se kurre, sepse nuk i kushtohet vemendje, nuk i kushtohet rendesi, konsiderohet shume larg prioritetve tona te perditshme. Vlerat kulturore, vlerat historike, vlerat arkeologjike, vlerat folklorike, etj, dikur kollose e te shndritshme, sot po kalojne nje agoni te dhimbshme qe nuk e meritojne. Objekte arkelogjike qe u shiten koleksionisteve te huaj, monumente historike qe kthehen ne stalle lopesh apo ne WC publike, aktivitete kulturore te vakta apo totalisht te munguara dhe shume e shume gjera te tjera na bejne te reflektojme…na bejne te reflektojme mbi veten tone dhe vlerat qe na rrethojne…eshte koha te rikujtojme te kaluaren dhe madheshtine e saj, te punojme me mish e me shpirt ne te tashmen dhe te enderrojme nje te neserme me te mire, ku vlerat kulturore marrin rrugen e udherrefyesit drejt rruges se ndryshimit dhe mireqenies shpirterore. Qofte pra kjo trashgimi kulturore themeli nje te ardhmeje me te mire, ashtu sic ju ka hije te pareve tane.
Plan veprimi mbi Trashegimia Kulturore
  1. Sfilate mode me xhubletat shekullore.
  2. 1 muaj ekspozite arti me artiste te rinj.
  3. Financim dhe pjesemarrje ne fushate germimi arkeologjik.
  4. Promovim i vlerave historike me ane te stendave informuese.
  5. Mirembajtje te monumenteve historike.
  6. Dhurim i objekteve me vlere historike Muzeut Kombetar Shqiptar.
  7. Mirembajtje te monumenteve kulturore.
Foto Thirrje
Foto Bus
Foto Albanian Flag
Foto Euro Flag
Foto USA Flag
www.ikubINFO.com
Home | Galeria | Arkiva | Perse | Kontakt
Copyright © 2008 shqiperiandryshon.com